Ekzekutoi babain e 2 fëmijëve, shqiptari tronditet nga ngjarja: Nuk e mendonte se e vrau

0
314

Vrasjen e bashkëkombasit Arben Kola e mori vesh gjatë një takimi me avokaten e tij mbrojtëse, Eva Feroldi. Lajmi e tronditi: “Është në shok, nuk mendonte se e kishte goditur aq shumë sa për ta vrarë”, kështu u shpreh për mediat italaine avokatja e Marsel Disha Romelli, 26-vjeçarit shqiptar i cili ndodhet në burg për vrasje me dashje.

Ajo pretendoi se klienti i saj nuk e dinte se e kishte goditur për vdekje Kolën.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët e Chiari, i riu i martuar me një italiane e goditi 34-vjeçarin Kola, baba i dy fëmijëve të vegjël, me një objekt të bardhë.

Mbrëmjen e së martës, mes dy shqiptarëve kishte shpërthyer një zënkë. Fillimisht ata u goditët me grushta, e më pas Romelli e goditi Kolën në kraharor me një objekt të fortë, që ende nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Mediat italiane shkruajnë që mund të jetë një shishe, kaçavidë, apo edhe çelësa makine, megjithatë të gjitha këto për momentin janë vetëm hipoteza.

Pritet që më shumë detaje të ketë nga raporti i mjekut ligjor, që ka kryer autopsinë në trupin e Arben Kolës, i cili vdiq në spital pak orë pas ngjarjes.

Mbetet ende për t’u qartësuar edhe shkaku i kësaj zënke që degjeneroi në vrasje.

Gjithnjë sipas mediave fqinje, mund të lidhet me pazaret e drogës, pasi si viktima ashtu edhe autori rezultojnë persona të hetuar në çështje të lidhura me narkotikët.

Marsel Disha Romelli nuk ka thënë asgjë mbi ngjarjen. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, pasi ndërroi 3 avokatë, ai nuk ka pranuar të flasë./tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here