E dashura e Neymar: Kam vuajtur nga depresioni dhe kam urryer trupin tim

0
210

Bruna Marquezine, aktorja braziliane dhe njëkohësisht e dashura e Neymar, ka befasuar jo pak në një rrëfim të fundit të saj. 22-vjeçarja është shprehur:

“Kam urryer trupin tim, mendoja se duhej të humbja peshë dhe kam marr një laksativ çdo ditë për tre muaj”.

Tani, vajza është mirë pas një kure të ndjekur. Fjalët e saj janë kthyer në një akuzë ndaj ligësisë që shihet në rrjetet sociale: “Trupi ynë, ai i grave, nuk duhet t’i pëlqejë burrit, nuk duhet t’i pëlqejë askujt, kemi nevojë të jemi të shëndetshëm dhe të lumtur”, ka thënë ajo.

E fejuara e Neymar ishte pjesëmarrëse në festivalin e filmit në Venecia ku u kritikua për peshën e dobët, por vite më parë ajo kishte marrë komente negative për të kundërtën (e shëndoshë).

“Njerëzit kanë thënë se nuk isha e dobët aq sa duhet, por pak e shëndoshë dhe unë i besoja. Kam filluar të urrej trupin tim. Kam rënë në depresion dhe për këto arsye kam patur probleme me vetëvlerësimin. E kisha të vështirë të pranoja veten dhe nuk mendoja se isha aspak e aftë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here