Deputeti i PS i ka dy fjalë për Ramën: Vendim i padrejtë, nuk më ke bërë ti socialist

1

Deputeti i Laçit, Gjetan Gjetani është përjashtuar sot nga Edi Rama gjatë një fjalimi live të tij.

Loading...

Vetëm një ditë më parë, Gjetani ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Pas një reagimi të shkurtër në mesditë, deputeti Gjetan Gjetani i është përgjigjur publikisht Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook:

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte.

Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.

Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.

Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

Loading...

1 Koment

  1. Rama si Kluon klasik komunist ( me bajraktarizmin tipik) zgjohet nga gjumi nga ndonje enderr e keqe dhe perjashton ndonje per tu treguar se po “punon” shume dhe i pervelohet shpirti katran ( si Berisha ) per popullin e varfer.

Lini nje pergjigje