Brazil, kandidati për president goditet me thikë gjatë tubimit elektoral

0
235

Kandidati për president i ekstremit të djathtë në Brazil, Jair Bolsonaro, është goditur me thikë nga një person gjatë një tubimi elektoral.

Politikani i ekstremit të djathtë u sulmua në një tubim gjatë fushatës në Minas Gerais. Mjekët thonë se ai pësoi plagë të rënda, dhe u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale

Jair Bolsonaro 63 vjeç kryeson sondazhet me 22 % të mbështetjes popullore për zgjedhjet e 7 Tetorit. Kandidati i Partisë Socialiste Liberale ka shprehur hapur pikëpamjet e tij raciste dhe kundër homoseksualëve.

Turma e mbështetësve ndaloi agresorin Adelio Obispo de Oliveira 40 vjeç, të cilin ia dorëzuan policisë. Arsyet që e shtynë atë të ndërmerrte sulmin nuk dihen, por dyshohet se ai kishte çrregullime mendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here