Brad Pitt dhe Jennifer Aniston martohen fshehurazi? Aktorët duan fëmijë së bashku

0
219

Në mediat e huaja rozë prej ditësh po qarkullon lajmi se Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë rikthyer së bashku. Por lajmet nga yjet e Hollywood vazhdojnë t’i suprizojnë të gjithë. Raportohet se aktorët janë gati të ndërmarrin hapin e ardhshëm, të kenë një fëmijë, sipas burimeve të OK!.

Siç është raportuar më parë, Jen dhe ish-bashkëshorti i saj Brad në heshtje reklamuan marrëdhënien e tyre në fillim të këtij viti, kur aktorja ishte në prag të ndarjes nga Justin Theroux. Burime të shumëfishta zbuluan në gusht se romanca e tyre ishte rindezur dhe të dy zotuan angazhimin e tyre nga e para.

“Ka qenë lajm i madh që të gjithë kanë shpresuar, pasi Brad dhe Jen u divorcuan,”-thotë një mik. “Ata janë martuar kohët e fundit në një ceremoni private. Aktorët thjesht nuk donin të prisnin më gjatë për fazën tjetër të jetës së tyre së bashku.” Pas ceremonisë, Brad dhe Jen i kanë thënë miqve se janë gati për të filluar jetën e tyre të re së bashku dhe kanë filluar planifikimin e ardhjes në jetë të një fëmije.

“Gjithkush ishte i habitur, por absolutisht i kënaqur nga lajmi i lumtur,”-një mik për OK!.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here