Aktori i njohur përfundon në burg, rrahu brutalisht të dashurën

0

Aktori Ray Diaz ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij duke e lënë me shenja në trup. Për këtë arsye, ai ka përfunduar sot (7 shtator) pas hekurave.

Loading...

Incidenti mes Ray dhe ish-të dashurës së tij ka ndodhur në fillim të kësaj vere. Pas një debati mes tyre, gjithcka ka përfunduar në dhunë të tmerrshme. Vajza deklaroi se ka vuajtur nxirje në këmbë dhe disa lëndime serioze në qafë.

Një burim pranë TMZ deklaroi se vajza u përpoq të telefononte 911, por ai ia mori telefonin nga duart. 30-vjeçari do të dalë para gjykatës në fund të këtij muaji ku do të marrë dënimin. Kujtojmë se ai u bë i njohur pasi ka luajtur disa role pranë komedianit të famshëm George Lopez.

Loading...

Lini nje pergjigje