Vritet me armë zjarri një djalë, sipas burimeve…

0
159

Një i ri në Mamurras është vrarë me armë zjarri. Sipas burimeve mediatike, viktima quhet Indrit Pepa dhe është rreth 27 vjeç, baba i një fëmijë të mitur.

Vrasja ka ndodhur në periferi të qytetit gjatë natës, në lagjen “Zef Hoti”. Sipas disa burimeve, Pepa është qëlluar disa herë. Vrasja ka ndodhur pas një debati që ai ka pasur me disa persona, orë më parë. Këto burime thanë se familja e tij ishte e ngujuar prej disa konflikteve.

Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orësh që ndodh. Dje u vra me thikë një fëmijë 13 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij. Policia ka nisur hetimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here