Haxhinasto: Shërbimi ndaj komunitetit, mënyra më e mirë për të festuar themelimin e LSI

0
Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama, deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Floida Kërpaçi morën pjese sot në aktivitetin e organizuar nga LRi Elbsan nën moton përgjegjësi sociale, me rastin e dites se 14-vjetorit te themelimit te LSI. Së bashku me të rinjtë elbasanas të LSI-së, deputetet e LSI-së morën pjesë në aktivitetin për pastrimin e zonës turistike të Krastës. Duke uruar të gjithë anetarët e LSI-së për 14-vjetorin e themelimit të partisë, deputeti i LSI Elbasan, Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat tha se të rinjtë sot dhe veçanërisht LRI janë duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për sforcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin. “Probleme që kanë të bëjnë me keqqeverisjen, probleme që kanë të bëjnë me politikat që janë duke u zbatuar sot, politikat të cilat në fakt janë të shkëputura nga realiteti, politika të cilat janë shumë larg zgjidhjes së problemeve të qytetarëve”,tha Deputeti i LSI-së,Edmond Haxhinasto.
Prononcimi i plotë:
Haxhinasto Sot është një ditë e veçantë, 6 shtatori, 14 vjetori i themelimit të LSI-së. Është një kënaqësi e veçnatë këtu në Elbasan që e festojmë dhe përkujtojmë këtë ditë me organizatën rinore të Elbasanit, e cila ka vendosur të bëjë një aksion në shërbim të komunitetit dhe ashtu siç na ka porositur Nënë Tereza, gjëra të vogla kjo organizatë po i bën me dashuri shumë të madhe dhe gjithmonë ka kontribuar për t’ju shërbyer qytetarëve të Elbasanit. Por gjithashtu edhe në një kuadër më të gjerë, për të rritur interesin qytetar për gjërat që e shqetësojnë komunitetin në përgjithësi, çështja e pastërtisë, çështja e mjedisit, të cilat edhe LRI-ja edhe LSI-ja i ka si prioritete të saj. Mendoj se rinia sot, veçanërisht LRI-ja, është duke bërë një punë të shkëlqyer për të zgjuar dhe për sforcuar interesin qytetar për të gjitha problemet që e shqetësojnë vendin, probleme që kanë të bëjnë me keqqeverisjen, probleme që kanë të bëjnë me politikat që janë duke u zbatuar sot, politikat të cilat në fakt janë të shkëputura nga realiteti, politika të cilat janë shumë largzgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Aksioni i sotëm besoj se do t’u japi qytetarëve të Elbasanit një mjedis më të pastër në këtë zonë të bukur të Krastës, por gjithashtu do t’i bëjë shumë prej tyre që të mendojnë që vendi është një periudhë të tillë ku interesi qytetar duhet të zgjohet me qëllim që ta vendosë qeverinë në një pozitë, siç duhet të jetë në fakt me këtë keqqeverisje, në pozita të vështira dhe në pozita ku do t’i thërrasë mendjes që shërbimi ndaj komunitetit duhet të prevalojë mbi interesat që qeveria ka, për të mbështetur klientët e saj, për të mbështetur politika që nuk kanë asgjë të bëjnë me politika që nuk kanë të bëjnë me shërbimin ndaj komunitetit. Faleminderit!

 

Lini nje pergjigje