Ekzekutimi i 43 vjeçarit/ Shehu: Ky është fundi, shteti ka rënë

0
267

Pas ngjarjes së sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri 43 vjeçari, Alket Muhaj në Tepelenë, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu, shkruan se ndihet i shokuar pas kësaj ngjarjeje, e cila tregon se shteti ka rënë.

Postimi i Shehut:

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.

Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.

Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!

Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.

Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.

Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!

Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here