Dy sulme me thikë në Tiranë dhe Sarandë

0

Dy sulme me thikë kanë ndodhur në dy ngjarje të ndryshme në Tiranë dhe Sarandë. Për fatin  e mirë, dy të sulmuarit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Loading...

Policia saktëson se janë identifikuar agresorët , njëri prej të cilëve është prangosur, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë

  • Më datë 04. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me thikë shtetasin A. K., vjeç 43, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

  • Më datë 04. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. A., vjeç 34, banues në Çukë, pasi në Çukë, ka plagosur me thikë shtetasin P. D., vjeç 51, banues në Çukë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.
Loading...

Lini nje pergjigje