Vuçiç i zhgënjyer nga Thaçi, ja çfarë ka thënë…

0
218

I menjëhershëm ka qenë reagimi I presidentit seb Aleksandër Vuciç, pas një deklarate të sotme të homolugut kosovar, Hashim Thaçi, gjatë ditës në tryezën e KDI-sër për dialogun Kosovë-Serbi ku ai deklaroi, se në asnjë rrethanë me Vuçiqin nuk do të diskutojë për Mitrovicën ose për Gazivodën.

Pas kësaj deklarate presidenti serb e ka akuzuar Thaçin, se nuk është i gatshëm të flasë për asnjë çështje me rëndësi, transmeton Insajder.com.

“Unë e shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, për veriun, e as për Gazivodën. Ata nuk duan të flasin për asnjë gjë thelbësore”, ka thënë Vuçiç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës. Ky proces do të shënojë fundin e konfliktin e gjatë mes Kosovës e Serbisë, e jo siç thonë do të zgjojë konflikte. Fundi i konfliktit do të vijë duke bërë kufirin e qartë mes vendeve tona”, kishte deklaruar më herët presidenti Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here