Vuani nga pagjumësia? Ja zgjidhja…

0

Shumë prej nesh kanë vështirësi për të fjetur gjatë natës por duket se më në fund një zgjidhje po shfaqet në horizont.

Loading...

Një libër i titulluar ‘Relax and Win’(Relaksohuni dhe fitoni): na tregon metodat sekrete të ushtrisë Amerikane që e ndihmojnë çdokënd të flejë për vetëm 120 sekonda.Titulli u publikua për herë të parë në 1981-shin por metoda ka dalë përsëri në sipërfaqe. Kjo teknikë përdoret nga ushtarët për tu siguruar që të pushojnë- edhe kur janë në fushën e betejës-dhe thuhet 96% sukses pas 6 javësh praktike.

Kjo teknikë përfshin një kombinim të relaksimit të muskujve dhe teknikave të frymëmarrjes. Pagjumësia është një problem global që prek rreth 1/3 e meshkujve dhe grave në të 30-at dhe të 40-at e tyre dhe pothuajse gjysmën e grave rreth të 65-ave.

Ekzistojnë dy tipe të pagjumësisë, Tipi 1 pagjumësia e cila ju lë pa gjumë gjatë gjithë natës dhe Tipi 2 ku fle por zgjohesh të paktën një herë natën. Mungesa kronike e gjumit lidhet me probleme serioze duke përfshirë probleme me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje dëmtim të strukturës së trurit.

Si të flesh në vetëm dy minuta

Së pari relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë kështu gjuhën, mjekrën dhe muskujt rreth syve. Më pas relaksoni shpatullat dhe krahët. Hapi i tretë përfshin frymëmarrjen dhe thotë se duhet të merrni frymë dhe të relaksoni kraharorin tuaj dhe më pas këmbët. Pasi keni relaksuar të gjithë trupin, largojini të gjitha mendimet.

Loading...

Lini nje pergjigje