Regjisori Çipi: E kuptoni sa lehtë dhe paturpësisht vjedh “rilindja”? Me një të rënë të lapsit…

0

Regjisori i njohur Kastriot Çipi permes nje postimi ne facebook rikujtuar se ne te gjithe boten ata qe perdorin makina me gaz jane te favorizuar ne taksa, sepse shkaktojne me pak ndotje, ndersa ne shtetin e rilindjes ndodh e kunderta.

Loading...

Postimi i plotë:

Ne te gjithe boten, ata qe perdorin makina me gaz (LPG) jane te favorizuar ne taksa, sepse shkaktojne me pak ndotje ne mjedis se sa ata qe perdorin mjete me nafte apo benzine.
Nga Australia, deri ne Angli, kur ti vendos ta konvertosh makinen tende me benzine, ne makine me gaz, ke nje lehtesim te perkohshem plus nga taksat, qe ti te mos e ndjesh koston e instalimit te impiantit te gazit.
Kam 10 vjet qe perdor makine me gaz. Keshtu e bleva. Keshtu kishte ardhur nga Italia. Asnje lehtesim nuk kam marre ne taksat vjetore. Kur impianti i pare u vjeterua, e zevendesova me nje te ri. Serish nuk mora asnje lehtesim nga taksat.
Ne mandatin e pare, “rilindja” rriti akcizen e gazit, duke e trajtuar njesoj si benzinen. Si pasoje, u rrit cmimi i gazit.
Ne mandatin e dyte, “rilindja” e ka dhene me koncension te Shpresa.al licencimin e makinave me gaz dhe per kete sherbim, une duhet te paguaj sot plus 10 mije leke! Jo vetem kaq! Por nese e ke bere instalimin perpara hyrjes ne fuqi te ketij koncensioni, duhet te paguash 15 mije leke! Nderkohe qe une kam 10 vjet qe e perdor kete makine, pra edhe kaloj cdo vit kontrollin teknik dhe askush nuk me ka thene deri sot se jam i detyruar ta shenoj ne lejen e qarkullimit.
E kuptoni sa lehte dhe sa paturpesisht vjedh “rilindja”? Me nje te rene te lapsit, qindra mije pronare makinash me gaz do te paguajne sot “penalitet” 5 mije leke, sepse e kane blere makinen me impiant gazi, ose e kane instaluar ate para hyrjes ne fuqi te ketij koncensioni!
Nese jane 100 mije makina me gaz, brenda vitit “rilindja” do te vjedhe 4 milion euro neto si “penalitet”, pa llogaritur 8 milion eurot e tarifes baze per certifikimin, asaj qe do ta paguaje edhe kushdo tjeter qe e ben instalimin nga e para sot!
Dhe thone se s’kane para per te restauruar teatrin!

Loading...

Lini nje pergjigje