Standard.al

Petrit Vasili: Ligji i Teatrit pushtim i Tiranës nga vandalet e betonit të qeverisë.

0

Pjesë nga Intervista e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së për Report TV

 

Mazhoranca normalisht do të dhunojë Parlamentin, duke mos marrë në shqyrtim një dekret të Presidentit dhe praktikisht do të ngarkohet rëndë politikisht për këtë gjë, do të ngarkohet moralisht rëndë përpara opinionit publik, se kanë gjithë beharin që thonë: mos ardhtë shtatori, se atë ditë do fitojë, do ta rrëzojmë dekretin, do ta bëjmë prapë,  kështu tha nja dy tre herë kryetari I bashkisë. Unë besoj që kjo mazhorancë përpara se ti bëj të gjitha gjërat është të marri në shqyrtim dhe ta sjelli atë dekret në sallën e Parlamentit. Ata kishin shënuar datën 13, I kishin menduar të gjithë gjërat besoj. Përpara opinionit publik duhet të shpjegojnë përse u tërhoqën. Gjithë beharin thanë që mezi po presim ta rrëzojmë dekretin? Çpatën që u trembën? Le ta sjellin në datën 13. Ne u kemi premtuar një gjë, nëse e sjellin në datën 13 do kenë një përballje që nuk ja u merr mendja fare. Do të jetë një përballje shembullore që do të mbahet mend në Shqipëri. Ne u themi ja u e keni, këta tërhiqen. Gramoz Ruçi thotë do shikojmë Komisionin Europian, ky tjetri Ulsi Manja, të cilin e kanë si komikun e grupit parlamentar thotë që në datën 20 e kemi të kryer. Çështja e teatrit do ti vërë vulën, ose do të marrin damkën përfundimtare siç e kanë të hajdutëve të pronës publike ose jo. Kthimi, është të paktën një shans për Tiranën, për qytetarët për të shpëtuar zemrën  e qytetit, për të mos ja shkulur zemrën qytetit, as zemrën historike, as zemrën kulturore dhe as zemrën infrastrukturore. Sepse ky kryeqytet ka vdekur tashmë. Ky kryeqytet është një qytet I zënë prej fyti. Tirana është mbytur, është betonuar, është bërë qytet I pajetueshëm. Nëse ky do realizojë ngritjen e kullave deri te Muzeu Kombëtar, kjo do të jetë varrosja përfundimtare e këtij qyteti dhe kthimin e tij në një fjetinë ordinere

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.