PD letër Kuvendit, ja çfarë i shkruan…?

5
262

Partia Demokratike i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku akuzoi Miniatrin e Brendshëm se ka penguar qëllimisht Komisionit që do të hetonte përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke fshehur informacionin dhe dokumentat.

“Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij. “-thuhet në letrën e Palokës.

Në letrën drejtuar Ruçit, Paloka shprehet se “pengimi i Komisionit Hetimor është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët e lidhjes së Qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacioneve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të Ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jyrgys Çyrbja, etj. “

Edi Paloka thekson se heqja e të drejtës kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverinë shënon fundin e parlamentarizimit dhe është dhunim flagrant i demokracisë funksionale në vend.

Partia Demokratike i kërkon Kryetarit të Kuvendit të marrë masa për përgjegjësit e pengimit të qëllimshëm të Komisionit që do të hëtontë përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale.” –thuhet në letrën e Palokës.

Duke vënë në dukje përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor sot, më 5  Shtator  Kryetari i Komisionit Hetimor, Edi Paloka, kërkoi në emër të Partisë Demokratike shtyrjen me 3 muaj të tjerë të veprimtarisë së Komisionit.

Komisionit Hetimor u ngrit këtë vit për të kontrolluar përfshirjen e qeverisë, nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

5 COMMENTS

  1. Juve nuk ju plas as per komisionin hetimor e as per ceshtjen e tahirit. Kete e di i madh dhe i vogel. Fillimisht godisni fatmir xhafen qe ta shkarkoni se do ju bjeri ne koke reforma ne drejtesi pastaj doni te vini ne pushtet por shqiptaret nuk jane budallenj per kto lojra te trasha tuajat kshu qe basha me shoket e tij boll na kane rrjepur nga leket ne popullin por te burgosen per kete gje dhe mos na nxjerrin me.kete pederastin thuthuq qe e perdorin kudo.

  2. Ore kta te PD jane bere si femij te llastuar. Jo hiqe kete jo hiqe ate, kur eshte koha per te vajt ne parlament ven ne shkoder. Sa turp per zotin. Ju kane votuar per te dhen ide aty o budallenj se u bet gaz i botes.

  3. hhaha ky eshte justifikimi i rradhes qe po ju pengoka juve? Po ju e keni nisur komisionin hetimor qe ne shtator te vitit te kaluar. Cfare keni bere deri tani? Ju e keni mendjen te flini gjume o vlla dhe per paaftesin tuaj fajsoni te tjetert.

  4. Kjo mut opozite e ka mendjen hiq ate dhe hiq kete nderkohe qe paguhet per te vajt ne kuvend dhe per te dhen ide jo per te bere kurban. Kta kujtojn sikur jane mbreter e duan vetem te presin kokat e atyre qe i godasin

  5. Shqipetaret jane ne krize morale, me nje klase politike te niveleve te afrikes, ne kaos e spontanitet e mberthyer nga korrupsioni dhe paaftesia. Te gjithe moralizojne dhe sa kthejne kurrizin harrojne gjithecka.
    Populli duhet te votoje vetem per figura re reja dhe te pastra dhe te zhduki kete klase politike te sotme qe eshte turpi i kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here