Pamje të frikshme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë…

0
151

Pamje të frikshme janë filmuar në autostradën Kavajë-Rrogozhinë.

Një shofer është futur në krah të kundërt dhe ka udhëtuar me mjetin e tij, duke u bërë burim i madh për aksidente të rënda.

Bëhet fjalë për shoferin me inicialet A. M., i cili udhëtonte me mjetin e tij në sens të kundër në rrugën Kavajë-Rrogozhinë.

Burime zyrtare nga policia thanë se 58-vjeçari është ndëshkuar me dy vjet pezullim të lejes së drejtimit si dhe me 10.000 lekë gjobë.

‘Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore.

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt. Pamjet flasin vetë, s’kanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.

Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë)’, bën të ditur policia.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here