Ja si do jetë moti për muajin shtator/ Priten surpriza…

0

Dita e sotme nisi me me reshje dhe duket se ashtu do të vijojë se paku edhe gjatë 10 ditëshit të dytë të muajit shtator. Meteoalb parashikon se edhe gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në gjithë territorin e vendit tonë.

Parashkimi sipas Meteoalb:
Moti në vijim paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në Qendër dhe Juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezente në territor.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur sërisht do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës. Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.

Lini nje pergjigje