Standard.al

Dy personazhe të dashur do të jenë në krah të Luanës, në ‘Shiko kush luan’

0

Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe Luana Vjollca ishte njëra ndër moderatoret që bëri zhurmë në media për shkak të programit që do të prezantonte.

Nuk dihej nëse do të prezantonte ‘Big Brother Albania Vip apo ‘Shiko kush luan’.

Por tashmë është zbuluar se ajo do të jetë sërish në moderimin e emisionit si dhe autore e vetë programit.

Vjet në krah të Luanës kanë qenë Edi Manushi dhe Gent Hazizaj, të cilët ishin kryetarë të skuadrave kundërshtare.

Por Blitz.al ka zbuluar se këtë vit në vend të Manushit dhe Gentit do të jenë Florjan Binaj dhe Flori Gjini.

Me Florjan Binaj jemi familjarizuar tashmë, pasi e kemi parë prej shumë vitesh çdo të dielë në “Portokalli”, ndërsa me Flori Gjinin kemi pasur mundësi të njiheshim më shumë këtë verë në emisionin “Pushime On Top”.

“Shiko kush luan” pritet të fillojë transmetimin në fund të shtatorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.