A po mashtron Hashim Thaçi?! Ja çfarë ka ndodhur…

0

Sipas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ideja për shkëmbimin e territoreve apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, është e vetmja zgjidhje për të përfunduar konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, thotë se me këtë proces nuk do të do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore. Deklaron se nuk do të bisedohet në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës, shkruan Express.

Loading...

Rruga e vetme që do të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, nga Presidenti Thaçi po konsiderohet ideja e tij për shkëmbim të territoreve, apo siç po e quan “korrigjim të kufijve”.

Ai në një debat të thirrur nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, tha se ky proces do të shënojë fundin e konfliktit të gjatë në mes të dy vendeve.

Por, Thaçi deklaron se me këtë proces nuk do të ketë ndarje e as shkëputje të Veriut të vendit.

“Njohja reciproke mund të përcillet me një proces të dakorduar të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, theksoj nuk do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore”, ka thënë Thaçi.

Gjersa, deklaron se një asnjë rrethanë nuk do të bisedohet për Gazivodën e për veriun e vendit.

“Nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës. Ky proces do të shënojë fundin e konfliktin e gjatë mes Kosovës e Serbisë, e jo siç thonë do të zgjojë konflikte. Fundi i konfliktit do të vijë duke bërë kufirin e qartë mes vendeve tona”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe, Thaçi e Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel, ku pritet që në këtë takim ta prezantojë idenë e tij për shkëmbim të territoreve, ani pse nga Presidenca e kanë mohuar një gjë të tillë./Express

Loading...

Lini nje pergjigje