A do ta shohim sërish në ekran Adi Krastën dhe në cilin ekran?

0
280

Moderatori Adi Krasta është një nga moderatorët më të dashur për publikun shqiptarë.

Pas një mungese të gjatë në ekran dhe lajme të ndryshme se tek cili televizion do të niste, mësohet se gazetari i njohur dhe showmen Adi Krasta do të jetë në News24.

Burime për Gazeta Express bëjnë të ditur se Krasta do të rikthehet me formatin e tij të njohur Krasta Show, dhe gjithshtu flitet se mund të ketë dy emisione në këtë ekran.

Gazeta Express ka siguruar dhe fotot e gazetarit në ambientet e News24 ku do e shohim së shpejti.

Image

Kjo periudhë ka patur shumë lajme rreth lëvizjeve të figurave të njohura të ekranit.

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se edhe gazetarja e njohur Sonila Meco do të rikthehej, e pikërisht në ekranin e Ora News.

Mirëpo Gazeta Express mëson gjithashtu se një kalim i tillë nuk do të bëhet, pasi gazetarja ka shpalosur disa kërkesa të cilat nuk i janë plotësuar nga drejtuesit e këtij televizioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here