Vritet agjenti sekret, në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë

0
285

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

Një zyrtar i shërbimit sekret ka shtënë ndaj një kolegu të tij në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje për KALLXO.com.

“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here