Reperi amerikan kundër Eminemit, e ofendon në këngë

0
145

Më pak se një javë pas albumit suprizë të Eminem “Kamikaze” tek i cili reperi i njohur shënjestroi pothuajse të gjithë artistët e rinj të tregut muzikor amerikan, një ndër ta guxoi dhe ka bërë atë që askush tjetër nuk e ka provuar, i ktheu përgjigje në një diss prej gati 5 minuta.

Machine Gun Kelly habiti të gjithë fansat e muzikës rap kur ditën e djeshme hodhi në youtube këngën e titulluar “Rap Devil”, titull që ironizon hitin e Eminem “Rap God”.  Gjatë gjithë këngës ai tallet me pamjen e re të Slim Shadyt, me faktin që është i vjetër për të kuptuar muzikën e tyre, madje thotë se tani që është esëll është i mërzitur dhe prandaj kërkon “luftë” me këdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here