E tmerrshme/ Vrau prindërit dhe motrën, i afërmi rrëfen sjelljen e vajzës në varrim

0
410

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar pasditen e djeshme në një deklaratë se autorja e masakrës së Dibrës së Madhe ku mbetën të vrarë, Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta, është vajza e madhe e familjes 28-vjeçarja Blerta Pocesta.

Ndërsa gjithashtu është bërë e ditur se ajo nuk ka qenë e vetme në momentin e kryerjes së krimit, por thuhet se është ndihmuar nga dy bashkëpunëtorë, të moshës 31 dhe 61-vjeç, njëri nga Gostivari dhe tjetri nga Dibra të cilët thuhet se kanë role të ndryshme në këtë histori.

Sipas ANSA-s, e cila ka cituar burime nga mediat maqedonase, “F.G, shtetas i moshës 31 dhe V.K, 61-vjeç, kishin pajisur me armë 28-vjeçaren dhe më pas e kishin ndihmuar atë që të largohej me lehtësi drejt Italisë”.

Faktet: Krimi ka ndodhur gati një javë më parë. Viktimat jetonin në Sacile (Pordenone) dhe kishin shkuar në Maqedoni për të kaluar pushimet dhe për të marrë pjesë në martesën e një të afërmi.

Të tre u vranë në gjumë. Për krimin e rëndë në fillim ka qenë i dyshuar burri i motrës së Amidit, Rasim Findo, një 60 vjeçar, shofer kamioni në Cordignano (Treviso). “Nuk kam bërë asgjë, është gënjeshtër. Unë nuk kam ikur dhe nuk jam i kërkuar, unë jam në shtëpinë time. Unë nuk kisha asnjë problem me kunatin tim. Ne kishim për të ndarë disa toka, por nuk kishte konflikte”, kështu është shprehur Findo lidhur me akuzat që rëndonin në fillim mbi të.

Por djali i Rasim Findos, Amir Findo, nipi i çiftit që jeton prej vitesh në Itali, është shprehur se ekzistojnë prova të shumta për të vërtetuar se kushërira e tij është autore e krimit të trefishtë.

“Nga ajo që ka ndodhur në familjen tonë, vajza e madhe, Blerta, ka rrëfyer gjithçka dhe është në burg”, thotë Findo, i cili jeton në Itali, Cordignano ( Treviso).

“Në këto tri ditë Prokuroria e Pordenone, në sajë të punës së skuadrës, ka siguruar elementet e një rëndësie të madhe për hetimin”, tha prokurori i Pordenone, Raffaele Tito. “Ne i bëmë hetimet me urgjencë, në bashkëpunim me organet kompetente maqedonase, prej të cilëve po presim zhvillime zyrtare”.

Blerta Pocesta, 28- vjeç thuhet se planifikoi dhe realizoi vrasjen e trefishtë. Vajza e re, menjëherë pas krimit, kishte shkuar në Itali, te motra e saj Mukades Pocesta, e cila gjithashtu dyshohet se mund të ketë ndihmuar në krim. Pas marrjes së lajmit, Blerta dhe motra e saj Mukades, kanë shkuar ë Debar, vendbanim i familjes Pocesta në perëndim të Maqedonisë në kufi me Shqipërinë, ku dhe ishte bërë ndalimi i tyre.

Mes provave të grumbulluara nga hetuesit, do të ketë disa foto të cilat janë kapur në momentin e ndodhjes së tragjedisë.

“Ne nuk mund të japim një shpjegim për atë që ka ndodhur, nuk ka arsye pse”, thotë Amir Findo. “Ne jemi të dëshpëruar dhe po kërkojmë paqe. Daja im ishte një punëtor dhe ka jetuar vetëm për t’u dhënë një të ardhme të mirë vajzave të tij. Për Blertën ka bërë shumë sakrifica, i dha shkollën ku edhe ajo u diplomua”. Më tej për kushërirën e tij ai thotë se: “Ajo ka qenë mirë me mësime, ka një punë të mirë, udhëtonte shpesh jashtë vendit. Ka pasur një të dashur italian, të cilin unë nuk e kam takuar”.

Ndërsa, përsa i përket dyshimeve se edhe vajza e dytë e familjes mund të jetë përfshirë në ngjarje, nipi i çiftit të ndjerë është shprehur se: “Ajo është e mbijetuara e vetme e masakrës. Ajo nuk ka lidhje me krimin dhe nuk ka bërë asgjë. Ajo është kthyer në Itali për të punuar disa ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Kur ajo mori vesh lajmin e rëndë ka rënë pa ndjenja në tokë”.

Viktimat
Por me tej Amir kujton sjelljen e kushërirës së tij (tani e dyshuar për vrasjen e trefishtë, në funeralin e prindërve dhe motrës së saj.) “Blerta ka qarë e dëshpëruar. Askush nuk e mendon që ajo mund të jetë vrasësja. Kjo është një tragjedi e madhe. Kur mendoj për kushëriren time … unë nuk mund ta fsheh më dhimbjen. Ata thonë se ajo i vrau dhe pasi ishte zgjuar kishte bërtitur e kishte njohur autorët e krimit. Ne kurrë nuk do të jemi të gatshëm të përballemi me faktin se Blerta është autorja, ende shpresoj se nuk është e vërtetë “. /tiranatoday/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here