Deklarata ‘bomb’ e Haradinajt para seancës…

0

Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë.

Loading...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë se nuk marrin pjesë pasi sipas tij kjo është një përpjekje e kryeministrit për ta prishur seancën e orës 10:00 duke shtuar se nuk do të lejojnë askënd të luajë me territorin e Kosovës. Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka bërë më shumë punë në ruajtjen e territorit, mirëpo nuk e di më cila formulë është e duhura për opozitën, raporton lajmi.net

“Pak e vështirë për të kuptuar se si do të ecim përpara. Duhej ardhur, mosardhja nuk është zgjidhje. Ne kemi krizë në Kosovë; kemi një gjendje ekonomike jo aq të mirë. Po punojmë për ta konsoliduar Kosovën, jo krizë që ka folur zoti Hoti. Opozita, kishte qënë mirë, ta merrte hisen  vet. S’do të ketë ndarje, as lëvizje me kufij, atë e kam kryer vet. Kosova duhet të shkojë në tavolinë, nëse s’e bën Hashimi, sipas opozitës, ja ku e kanë delegacionin tjetër, le ta votojnë. Ne sot e çojmë një porosi se nuk e duam kështu, po atëherë kush do ta dijë çfarëdojmë ne”, ka deklaruar Haradinaj në hollin e Kuvendit.

Në seancë pritet të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje