Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në ballkonin e shtëpisë në Itali, ja si u zbulua

0

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa po tentonte të vidhte një apartament në Itali.

Loading...

Pronari i apartamentit nuk e kishte vënë re bravën e dhunuar dhe se për pak minutash do të gjente një hajdut brenda në shtëpi. Nuk e kishte kuptuar se një hajdut do të hynte në apartamentin e tij në orën 4:30 të mëngjesit, dhe e zbuloi vetëm kur u gjet përballë dy agjentëve të policisë.

Një 49-vjeçar banues në Bolonja vuri re një burrë pa këpucë që ishte ngjitur në hyrjen e apartamentit dhe më pas lajmëroi policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë disa makina policie që kanë rrethuar zonën, ndërsa agjentët e policisë kanë bërë kontrollin e banesave përmes pallateve, shkruan një media italiane.

Kur kanë arritur në katin e dytë agjentët e policisë kanë gjetur “skifterin” e apartamenteve në ballkon, i fshehur në anën e jashtme. Ai menjëherë është arrestuar. 35 vjeçari nga Shqipëria ishte me precedentë penalë të mëparshëm. Pronari i apartamentit një 29 vjeçar nga Italia, është ndjerë i çuditur kur ka parë agjentët e policisë përpara portës së shtëpisë.

Loading...

Lini nje pergjigje