Bojkotohet seanca e parë e kuvendit, çfarë po ndodh në Shkodër…?

0
628

Ndërkohë që pasditen e sotme, në orën 17:00, Kuvendi do të hapë sesionin e ri, opozita ka vendosur të mos marrë pjesë, por të shkojë në Shkodër, në një takim të jashtëzakonshëm për situatën e rënduar të kriminalitetit.

PD-ja mblodhi sot aleatët e saj në selinë dhe mori vendimin për bojkotin e Kuvendit dhe mbajtjen e një takimi që do të japë një mesazh qendrese kundër krimit që ka uzurpuar vendin dhe ka tronditur në veçanti Shkodrën; ekzekutimi i çiftit, vrasjet e biznesmenëve, hakmarrjet, rrëmbimi i dy personave ende të zhdukur…

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi do të jetë prioritet absolut i opozitës.” Ky qe vendimi i Grupit të PD-së dhe po ky qe vendimi që PD mori bashkë me aleatët e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here