Berisha nga Shkodra. Ramën populli duhet ta tërheq zvarrë në rrugë

5
356

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta mbrëmjen e sotme ndaj qeverisë dhe Edi Ramës.

Duke folur nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në takimin e opozitës së Bashkuar, ish-kryeministri Berisha është shprehur se ‘bandat po qeverisin Shqipërisë dhe e kanë marrë Ramën me vete’.

‘Pse policia nuk përballet me bandat që terorrizojnë Shkodrën, Elbasanin dhe Vlorën? Së paris sepse janë të kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me krimin, kur ministri është vëllai i kryemafiozit të Vlorës, kur kryeministri flet në telefon me bandat.

Pse kryeministri flet në telefon me to? Sepse ai është i lidhur me to.

Çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të shpëtuar shqiptarët nga kjo qeveri që po i shfaros, po i degdis nëpër botë, njëlloj si diktatura’, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

5 COMMENTS

  1. Ju (te gjithe) te terhiqeni zvarre per politikat antikombetare dhe antipopullore qe keni bere, si ti i paskrupullti Berisha dhe Rama e taborre qe keni pas. Situata e sotme nuk eshte produkt i nje dite por rezultat si eshte filluar dhe vazhduar duke u thelluar me keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here