Basha i kthehet ashpër kreut të Policisë në Shkodër: Nëse nuk ta mban, ik

3
314

Lulzim Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen.

Thirrja erdhi nga takimi që opozita po mban në Shkodër.

Sipas Bashës, nëse Bushati nuk është i aftë të kryejë detyrën, të mobilizojë policinë ndaj bandave kriminale, ai duhet të japë dorëheqjen.

‘I bëj thirrje drejtuesit të Policisë së Qarkut të Shkodrës të japë menjëherë dorëheqjen.

Nëse nuk ia mban të largohet nga detyra. Duke qëndruar në detyrë ai do të jetë njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për gjendjen në Shkodër’, – tha kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar vrasjeve dhe rrëmbimeve të muajve të fundit në Shkodër, ngjarje të pazbardhura dhe pa autor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here