AKU mbyll picerinë në Tiranë, kushte të rënda higjeno-sanitare…

0
210

AKU ka mbyllur një piceri në qendër të TIranës dhe dy restorante në Çarshovë të Përmetit për shkak të ushtrimit të aktivitetit të tyre në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Në Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson, cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa në Përmet, në restorant “Ana Beqiri”, Çarshovë u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë totalisht të amortizuara.  Po ashtu, në restorantin  “Altin Naçi”, Çarshovë, u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndaj restorantit “Ana Beqiri” dhe “Piceri Emiljano Hysenbelliu” u mor masëaadministrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktiviteteve, ndërsa ndaj restorantit  “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here