Standard.al

Aksidenti i rëndë në Kavajë, dalin pamjet

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Kavajë – Durrës, pranë “Shkëmbit të Kavajës”. Mësohet se tre automjete janë përplasur, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona që udhëtonin në njërën nga makinat.

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja duket se njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

“Rreth orës 20:20 në autostradën ‘Kavajë – Durrës’, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët po udhëtonin me një prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik në autostradën Kavajë – Durrës, dhe uniformat blu po punojnë për normalizimin e situatës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.