Vrasja e Fatbardh Licit, vëllai: Shteti bashkëpunon me bandat, kemi tri javë të ngujuar

0
306

Shkodra është kthyer në një qytet ku vrasjet e rënda janë bërë të shpeshta dhe nuk po zbardhen.

Pas vrasjes së djeshme të biznesmenit Arjan Ferracaku akuza të rënda kanë ardhur nga metropoli verior kundër qeverisë së Edi Ramës, ministrisë së Brendshme dhe Policisë.

Pas akuzave politike, sot ka reaguar edhe familja e Fatbardh Licit të vrarë në datën 10 gusht e që policia nuk ka mbledhur asnjë provë dhe nuk ka asnjë të dyshuar.

Në një deklaratë për mediat, Mustafa Lici, vëllai i të vrarit në 10 gusht, ka hedhur akuza të rënda ndaj policisë dhe shtetit.

Sipas tij, shteti është duke bashkëpunuar me banda kriminale të caktuara në qytetin e Shkodrës.

‘Shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. Pas vrasjes së Ferracakut kanë ardhur dhe kanë marrë në banesë djalin 15 vjeç të ngujuar.

Jemi në trysni nga bandat që kanë bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti.

Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkoder kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk na trembin as shteti as bandat.

Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh’, ka thënë Mustafa Lici, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here