Vrasja e biznesmenit shkodran, zbardhen detaje të reja

0
318

Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku ditën e djeshme në Shkodër.

Burime kanë zbuluar se bashkë me të në momentin e ngjarjes kanë qenë dy persona, miku i ngushtë dhe djali i xhaxhait ndaj të cilëve është qëlluar gjithashtu me breshëri automatiku dhe kanë shpëtuar mrekullisht.

Mësohet se të dy ata janë  mbajtur thuajse 12 orë në komisariatin e Policisë Shkodër, si dëshmitarë kyç.

Ato kanë rrëfyer para grupit hetimor se kishin dalë për kalërim në Livade siç bënin shpesh dhe aty kishin lënë takim me dy miq të tyre të cilët gjithashtu janë të apasionuar pas hipizmit.

Sapo kanë mbërritur në zonë, nga prapa shkurreve janë dëgjuar breshëri automatiku dhe kuajt janë trembur duke i rrëzuar në tokë të tre ata.

Të zënë nga paniku dhe frika kanë vrapuar për t’u larguar duke hyrë në kanale dhe më pas në shtigje duke shkuar në shtëpitë e tyre që i kanë në ‘zooteknike’ zonë e afërt me Livadet.

Ata kanë menduar se të njëjtën gjë ka bërë dhe 30 -vjeçari Arjan Ferracaku.

Kur ata kanë parën kalin e plagosur në këmbë kanë kuptuar situatën dhe janë kthyer në vendngjarje ku e kanë gjetur të pajetë Arjan Ferracakun.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here