Sulm me thikë në një muze në Itali, gruaja qëllon 4 persona

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Mantova të Italisë, ku një grua me origjinë polake ka kryer një sulm me thikë, duke lënë të vdekur një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi brenda muzeut “Canneto sull’Oglio”, ku viktima është identifikuar si Paola Berettan, 54 vjeçe, punonjëse e këtij institucioni.

Agresorja hyri në muze dhe qëlloi me thikë punonjësen dhe një tjetër person. Më pas, polakja doli në rrugë, ku qëlloi një grua që po shtynte një karrocë me një fëmijë. Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane kanë shkruar se gruaja ka kryer sulm edhe një natë më parë. Agresorja e dhunshme u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së shtunës.

Lini nje pergjigje