Presidenti Meta i përgjigjet ndjekësit në FB: Promovimi i bukurive natyrore shqiptare do jetë gjithnjë në krye të prioriteteve të mandatit tim

0
150

Presidentin e vendit Ilir Meta java e fundit e gushtit dhe fillimi i vjeshtes e ka gjetur ne udhetime ne vende te ndryshme te Shqiperise, ku gjetur dhe rastin te tregoje bukurite qe na rrethojne, po sic ndodh shpesh ne rrjete sociale ka reagime te ndryshme nga ndjekesit, si pozitve negative, apo pyetje te ndryshme ne postimet e kreut te shtetit Ilir Meta. Ne nje nder postimet e fundit te presidenit Meta ka qene nje komentues ne facebook, qe e ka pyetur presidentin, qellimin e kesaj aventure? Presidenti Meta nuk ka nguruar dhe i eshte pergjigjur: Sepse promovimi i bukurive natyrore shqiptare do jete gjithnje ne krye te prioriteteve te mandatit tim.

Komenti i plotë: 

I dashur *****. Së pari duke ju falenderuar që më ndiqni në facebook lidhur me pyetjen tuaj dua t’ju siguroj se promovimi i maleve tona, në veçanti të alpeve është një prioritet i imi që në fillim të këtij mandati e do vazhdoj deri në fund. Ne jemi ende larg njohjes reale të kësaj pasurie të pabesueshme që kemi e cila duke u mbrojtur me më përgjegjesi se deri tani dhe me disa investime të mençura e aspak të shtrenjta mund ti japë një rritje spektakolare sporteve të aventurës e natyres. Unë besoj se në këtë mënyre jo vetem që malet e luginat tona nuk do zbrazen nga shqiptarët por do kthehen në burim mirëqenie për banorët së pari por edhe për të gjithë e sidomos të rinjtë që duhet ti largojmë sa më shumë nga kafenetë, bastet, droga e veset e tjera. Po kështu përmes këtyre udhëtimeve kam mundësi të takoj dhe shumë banorë të zonave e të kuptoj më mirë problemet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here