Arrestohet 33-vjeçari që sulmoi drejtorin e Ujësjellësit

0
206

Një i ri është vënë në pranga pasi ka sulmuar dhe goditur drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës.

Policia e lokale tha se ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me grushte administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë.

Sipas policisë në pranga ka përfunduar Blerim Dauti, banues në Bulqizë, pasi në lagjen ‘Minatori’, për shkak të detyrës ka goditur me grushte 30-vjeçarin me inicialet N. M., banues në Bulqizë, me detyrë administrator i ujësjellësit i Bashkisë Bulqizë.

Pas arrestimit, dosja me materialet proceduriale i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here