Rrëfimi tronditës i vajzës që u përdhunua: Më ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë….

0

Një ngjarje e rëndë incesti është denoncuar dy ditë më parë në Tiranë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën për 16 vjet radhazi. Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Prej disa ditësh, 25- vjeçarja J. Nakuçi ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat, në një Kishë Ortodokse.

Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte shumë besimtare, por pavarësisht se i ati kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël.

Vëllai i saj 22-vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por prej pak ditësh motra e të dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25-vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

Lini nje pergjigje