Policia parandalon një konflikt që mund të kishte sjellë pasoja të rënda

0
172

Policia e Cërrikut ka mundur të parandalojë një konflikt që mund të kishte sjellë pasoja të rënda. Uniformat blu kanë mundur të ndërhyjnë në kohë gjatë një konflikti mes dy vëllezërve, ndërkohë ka shoqëruar njërin prej tyre.

38 vjeçari Taulant Hoxha, është konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e tij.

Njoftimi i Policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një konflikt për motive të dobëta midis midis 2 vëllezërve, ku mund të përdorej edhe arma e zjarrit.

Arrestohet në flagrancë nga Policia, njëri nga vëllezërit, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• T.H 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.

Shtetasi T.H, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here