Ngjarje e rëndë/ I presin rrugën dhe tentojnë ta vjedhin, alarmohet i riu…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Fier.

Loading...

Sipas njoftimit, shtetasi me inicialet A. P., 23 vjeç, banues në Baltëz, ka kallwzuar në Polici se rreth orës 04:00 në rrugën Hamil-Sulaj në momentin që ka qenë duke drejtuar mjetin tip Opel të marrë me qira, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës.

Ndërkohë, nga kqyrja në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

“Në datë 01.09.2018, shtetasi A. P., 23 vjeç, banues në Baltëz, kallëzon se rreth orës 04.00, në aksin rrugor Hamil-Sulaj, në afërsi të fshatit Sulaj, ka qënë duke lëvizur me një mjet tip “Opel” të marrë me qera ku persona të paidentifikuar kanë tentuar ta vjedhin nën kërcënimin e armës”, njofton policia.

Nga kqyrja e vendngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjes së ngjarjes.

Loading...

Lini nje pergjigje