Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën/ Çfarë paralajmëroi një ditë më parë Basha?!

0

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme, ku biznesmeni Arjan Ferracaku, 31 vjeç u ekzekutua në zonën e Livadhes nga persona ende të paidentifikuar. Por një ditë para se të ndodhte vrasja, kreu i PD Lulzim Basha mbajti një konferencë me gazetarët, ku ndër të tjera tha se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit. Sipas Bashës, bandat janë të lidhura me qeverinë dhe po terrorizojnë qytetin.

Loading...

“Mjafton pakti i ndërsjellët për zgjedhjet e Shkodrës, që familja kriminale e Bajrave të terrorizojë qytetin nga mëngjesi deri në darkë, të marrë peng, të dhunojë, të përdhunojë e të vrasë njerëz, dhe prapë të shoqërohet me furgonë policie e makina të blinduara, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur nga Partia Demokratike, edhe dje dhe më vjen shumë keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. S’kanë asnjë arsye tjetër ta censurojnë përveç terrorit që po ngjall krimi i organizuar, sepse nuk ka fuqi më të madhe sesa krimi i organizuar me qeverinë prapa. Sikundër nuk ka njerëz më frikacakë sesa banditët, në qoftë se kemi një qeveri të palidhur me krimin.

Sepse e dinë se një qeveri, një kryeministër dhe një ministër i brendshëm i palidhur me krimin, ua shtyp kokat dhe i çmonton. Është vetëm çështje kohe dhe jo kohë e gjatë. Por kur kryeministrin e kanë në xhep dhe ai i ka ata në xhep, ata sundojnë. Sot ata sundojnë Shkodrës, sundojnë Elbasanin, ku goditën policinë, dhe me gjithë premtimet e mëdha të vëllait të Agron Xhafës, asnjë nuk ka përfunduar prapa hekurave, nga bandat që e kryen këtë krim. Pse? Sepse janë të lidhura me pushtetin”- tha Basha një ditë më parë.

Loading...

Lini nje pergjigje