Arrestohen në flagrancë për vjedhje dy të tmerrshmit e Vlorës…

0

Arrestohen në flagrancë për vjedhje dy të rinj.

Loading...

Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi 34 vjeç, janë prangosur nga Policia e Vlorës.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë pasi këta shtetas dyshohet se në lagjen ‘Ujë i ftohtë’ i kanë vjedhur portofolin qytetarit me inicialet K. B.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara si më poshtë:

Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I. D., ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E. D.

Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B. K., i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. Ç.

Loading...

Lini nje pergjigje