Vodhën një makinë, arrestohen…

0
162

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi akuzohen për vjedhjen e një makine “Benz”. Në pranga u vunë Ermir dhe Irfan Azizi 26 dhe 28 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Policia thotë se ata kishin në pronësi një pikë varrezash me makina në Berat dhe makinën “Benz” pasi e kishin vjedhur në Lushnje e shitën në Berat.

Në nioftimin e policisë thuhet se: “Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër),  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.N. Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve  të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi”.

Mësohet se Ermir Azizi ishte i  dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here