Tërmet 5.1 ballë në Greqi, lëkundje të forta edhe në Shqipëri, me epiqendër…

0

Në orën 09:12 të ditës së sotme,  lëkundje tërmeti janë ndjerë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Mësohet se ato janë ndjerë më shumë në rrethin e Korçës dhe të Vlorës. Tërmeti ka rënë në Greqi dhe ka qenë i magnitudës 5.1 ballë, i shkallës rihter.

Loading...

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Ende nuk raportohet për dëme materiale.

Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?

  • Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
  • Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si  xhama ,mobilie etj
  • Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
  • Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
  • Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
  • Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme
Loading...

Lini nje pergjigje