“Reporterët pa kufij” reagojnë në lidhje me sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala

0
184

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” kanë reaguar në lidhje me sulmin ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

“Reporterët pa kufij”  thotë se dënon sulmin me armë ndaj gazetares Klodiana Lala dhe se autoritetet duhet ta mbrojnë gazetaren.

” Autoritet duhet të dënojnë sulmin ndaj gazetares”, thuhet në reagimin e organizatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm (30 gusht), ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.

Vetë gazetarja në një  reagim në facebook thotë se ngjarja e ka tronditur dhe se dyshimet kryesore të saj janë që sulmi  ka ardhur si rezultat i punës së saj si gazetare.

“Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithçkaje.

Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.”

Gazetarja Klodiana Lala nuk banonte në banesën e prindërve por kalonte pjesën më të madhe të kohës atje, ndërsa prindërit kujdeseshin dhe për vajzat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here