Reagon ashpër Zhupa ndaj Fugës: Një kujtesë për Fugën e Ramës…

0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar me tonë të ashpra ndaj Endri Fugës, drejtorit të komunikimit I Kryeministrit Edi Rama, pas komenteve të këtij të fundit rreth sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala.

Loading...

Zhupa I ka kujtuar Fugës një sërë rastesh kur gazetarja investigative Lala është sulmuar, kërcënuar dhe intimiduar nga punonjës të shtetit, deputetë socialistë e deri te mbështetës të ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.

Zhupa shkruan në reagimin e saj ndaj Fugës se në fakt Edi Rama është frymëzuesi kryesor I dhunës ndaj gazetarëve.

Ja reagimi i plotë i Ina Zhupës

Nje kujtese per Fugen e Rames e Ramen e Fuges: Kush fle me qenin gdhihet me pleshta thote populli e kush fle me krimin nuk eshte gje tjeter vec bashkpunetor me te.

Dua ti kujtoj Fuges, sulmet ndaj Klodianes nga punonjes shteti apo tentativa per intimidim nga deputet socialist ndersa kryeministri i Fuges dhe Fuga i kryeministrit kane heshtur.

Ne tetor 2017 gazetarja Klodiana Lala u sulmua verbalisht publikisht nga znj.Djora Shino ndersa ajo po e pyeste Saimir Tahirin per akuzat e ngritura ndaj tij per bashkepunim me Habilajt. Per asnje cast nuk e denoi rastin ne fjale Edi Rama e aq me pak te merrte masa ndaj drejtoreshes se spitalit te femijeve në QSUT Djora Shino.

Gjithashtu kemi rastin kur Taulant Balla u mundua ta intimidonte ne emision gazetaren Lala, apo rasti i deputeti tjeter socialist Paulin Sterkaj i cili po ashtu u mundua te intimidoje gazetaren Lala kur diskutohej per sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.

Sepse ne fakt me sulmet e paprecedenta ndaj medias Rama eshte frymezuesi kryesore i dhunes ndaj gazetareve.

PS: Me Fugen as qe ia vlen te harxhosh frymen se as nuk e di dhe as nuk e kupton cfare eshte media apo gazetaret e lire. Per te ajo qe nuk blihet e shitet nuk duhet te ekzistoje, prandaj u duhet aleanca dhe partneriteti me krimin.

 

Loading...

Lini nje pergjigje