Presidentit Meta ngre dolli pranë zjarrit në Qafë Valbonë

0

Presidenti Ilir Meta vizitoi dje Alpet Shqiptare. Së bashku me një grup alpinistësh kreu i shtetit u ngjit në pikën më të lartë të alpeve tona dhe më të vështirën në gjithë Ballkanin, Majën e Jezercës 2696 metra.

Loading...

Fotot dhe videot e kësaj aventure sportive janë duke bërë xhiron rrjeteve sociale dhe mediave online.

Pas ngjitjes në Jezercë, kreu i shtetit së bashku me grupin e alpinistëve që e shoqëronte ka ndaluar në Qafën e Valbonës. Në video tregohet momenti kur Presidenti Ilir Meta po ngre dolli pranë Qafe Valbonës, fill pas ngjitjes në Jezercë.

Një aventurë e paparë, një adrenaline njerëzore dhe një mënyrë e padëgjuar deri më sot për të promovuar bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Në fund të ngjitjes në Jezercë, Ilir Meta ka shkruar këtë mesazh në librin e përshtypjeve, në të cilin gjithë alpinistët dhe udhëtarët që arrijnë në Majë të Jezercës shkruajnë për përvojën dhe emocionet e udhëtimit jo të zakonshëm.

“Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja“,- shkruan Presidenti.

VIDEO/Dollia e Presidentit Meta pranë zjarrit në Qafë Valbonë

Image

 

Loading...

Lini nje pergjigje