Presidenti Meta merr letër Kredenciale nga Ambasadori i ri i Bullgarisë

0
145

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, zoti Momtchil Stoyanov Raytchevski.

Presidenti Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se, Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Bullgaria i kushtoi Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor gjatë mbajtjes së fundmi të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here