Standard.al

Kryemadhi paralajmëron: Në 3 shtator nisim aksionin opozitar

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e lajmeve në News24, bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e fundit në vend.

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për News 24 (Pjesa e parë)

Ju kemi ndjekur dje dhe sot në News 24, në takimet që ju keni zhvilluar me strukturat drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me të rinjtë e LRI-së, të cilësuar prej jush si boshti kryesor i LSI. Megjithatë, do të flasim dhe do donim ta nisnim bisedën me ju me atë që ju vetë keni folur gjatë fjalës suaj në lidhje me sulmin ndaj shtëpisë së prindërve të koleges sonë, Klodiana Lala. Deri tani po hetohet, ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët. Çfarë informacionesh keni juve në lidhje me këtë ngjarje?

Nuk dua të luaj rolin e kryeprokurorit e as policit që të bëj hamendësime apo të bëj skenën e krimit, por ajo që është e rëndësishme nga një anë, por nga ana tjetër edhe të bën të lëndohesh, ku duhet vënë edhe në shkallën e inteligjencës, është mënyra se si reagohet nga institucionet përkatëse. Ne themi që duhet të jemi transparent, por ç`duhet të themi me këtë gjë? Sepse mediat janë ose transparente ose jo. E dyta, kur lexojmë deklarata të tilla që Reforma në Drejtësi ngjall frikën e kriminelëve, të kujt kriminelëve? Reforma në Drejtësi i ngjall frikën kriminelit që të mos qëllojë. Pra, unë mendoj që nga njëra anë vëmë re një shkak për këtë lloj force ose sigurie, që gjendet për të kërcënuar një gazetare dhe familjarët e saj, sepse nuk kërcënohen prindërit e saj, por vetëm Klodiana. Duhet pasur parasysh rrethanat që jeton Klodiana dhe në çfarë mënyre të funksionimit të jetës apo të gjithë jetës së saj sociale dhe familjare. Nuk mund të themi që Klodiana Lala është ndonjë biznesmenë e madhe dhe as familjarët e saj nuk janë, që kanë konflikte apo interesa biznesi.Është një njeri shumë i thjeshtë, biles më i thjeshtë seç duhet apo nga elementë te tjerë që jane pjesë qoftë e medias apo politikës. Nga ana tjetër kemi një lloj indiference le ta quajmë që për hir të së vërtetës më shpejt reagojnë institucionet e huaja se ato vendase që duhet të reagojnë më shpejt qoftë nga policia apo prokuroria, por për te mos e futur në shabllonin e politikës, ajo që është shumë e rendë është sulmimi i një shtëpie.

Pra ka arritur kulmin dhe kjo është ajo që të godet më shumë e të frikëson. Të frikëson sepse ti shkon në shtepinë e një gazetari që ka njëfarë netëorku komunikimi, sepse duke qenë një gazetare e kronikës së zezë dhe terreni ka njëfarë lidhje qoftë me policinë apo prokurorinë, qoftë edhe me politikën, ndërsa nga ana tjetër mënyra e pistë e pastrimit, apo plani i pastrimit është aq perfekte saqë sot edhe pas thuajse 48 orësh nuk ka absolutisht asnjelloj informacioni per këte ngjarje. Nga ana tjetër hujmë në atë që thamë pak më parë, guximi që kanë këta njerëz që kanë një përkrahje shumë te madhe që e bëjnë ketë krim.Se ne po arrestojmë njerëz kot, se shajnë një  mësuese në shkollë përjashtohen nxënësit, ndalohen prindërit apo gjobiten. Ne po fyejmë një koleg në Parlament dhe po përjashtohemi, ky qëlloi me breshëri automatiku dhe nuk kemi asnjë reagim. Tjetra që dua të them është se sulmi ndaj shtëpisë së prindërve të Klodit, nuk është vetëm kundra saj por është kundra te gjithëve, pra përfshin të gjithë sistemin.

Të jeni të bindur që kjo do të jetë një gjë mëse normale ashtu siç është me qindra e mijëra të tjerë të cilët janë humbur janë zhdukur pa asnjë lloj përgjigjeje. Ky është faktikisht sulm ndaj shoqërisë shqiptare. Është sulm ndaj medias mund ta themi. Është sulm ndaj fjalës së lirë. Është sulm ndaj lirisë, është sulm ndaj demokracisë. Është sulm ndaj të gjithë asaj gjëje të cilën ne kemi ndërtuar. Dhe ajo çka më bën përshtypje është edhe solidariteti i gazetarëve të djeshëm që ishte në protestën përballë kryeministrisë, ishte një solidaritet që për hir të së vërtetës kishte nevojë për më shumë njerëz. Pse e them këtë më shumë njerëz? Ndoshta ne politikanët edhe duhet të shkonim sepse na ka zënë kjo belaja e të kompleksuarit që spo shkojmë ne sepse ngatërrojmë mesazhin por ska të bëjë fare aty sepse sot është Klodi, nesër jam unë, pasnesër dikush tjetër. Dhe të gjithë këto NGO që kanë vite që na kanë lodhur kokën me projektet e tyre për fjalën e lirë, duhet të ishin atje në atë protestë. Duhet të ishin atje jo vetëm gazetarët apo bashkëpunëtorët, por të kishim këto NGO që kanë marrë projekte edhe para pa fund nga institucionet ndërkombëtare qoftë nga BE-ja apo institucione të tjera. Pavarësisht nga kjo po të shikosh dje në protestë ishin gazetarët e terrenit, ata të cilët janë edhe njerëzit të cilët edhe vuajnë më shumë dhe nuk janë as pjesë e marrëveshjeve politike pra që të bëhen pjesë gjithmonë e konjukturave politke, por ishin ata të cilët bëjnë punën dhe në njëfarë mënyre mbajnë edhe qoftë sinjalin televiziv apo edhe sinjalin mediatik në këmbë.

Përpara se të kalojmë tek temat e tjera të sezonit të ardhshëm, kemi dhe një zhvillim tjetër të fundit tek politika, një tjetër videopërgjim që u paraqit i bujshëm nga opozita, ai në lidhje me Gjykatën e Strasburgut dhe ndërhyrjen që kishte bërë Denar Biba tek miku i tij gjyqtar në Strasburg. Tani që janë sqaruar dhe kanë kaluar disa ditë , si e shikoni?

Nuk më bën përshtypje fare muaÇdo ditë del një skandal më i madh dhe këto po kthehen në normalitet tashmë. Por, reagimi më i madh vjen nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka kthyer tre herë mbrapsht kandidaturat e qeverisë shqiptare për gjyqtarë të kësaj gjykate. Kjo do të thotë që vetë Gjykata e Strasburgut distancohet në mënyrë flagrante, madje ka humbur edhe shprehjen diplomatike ndaj qeverisë shqiptare, duke mos pranuar kështu propozimet e tyre. Pse? Sepse kur qeveria shqiptare merr guximin që të manipulojë një gjyqtar të Gjykatës së Strasburgut për t’u marrë shqiptarëve pronat e tyre, mendoni pastaj sesi kjo qeveri sillet me gjyqtarët, me prokurorët, me Komisionin e Verifikimit të Figurave. Ne e kemi paralajmëruar këtë gjë edhe më parë, edhe pse kemi qenë pjesë e një procesi qoftë të votimit të 22 korrikut të Reformës në Drejtësi, më pas edhe të votimit të të ashtuquajtur 7 ligjeve, që për hir të së vërtetës Partia Demokratike ka pasur të drejtë që nuk i ka votuar atëherë dhe tashmë kemi ardhur në këtë situatë kur kemi një Kryeministër që ka kapur shtetin, ka kapur gjykatat, ka kapur Reformën në Drejtësi, kërkon të kapë edhe Gjykatën e Strasburgut dhe më pas do të kërkojë të kapë të gjithë procesin. Ky o është i çmendur dhe na ka vënë të gjithëve përpara, ose fijet e tij shkojnë shumë – shumë më lart se krimi i organizuar, sepse të arrish të manipulosh edhe Gjykatën e Strasburgut është një çmenduri që ka kaluar çdo kufi njerëzor dhe çdo kufi të moralitetit, si për ne shqiptarët, ashtu edhe për ndërkombëtarët që pranojnë një shërbim të tillë. Unë jam e bindur që ai e ka humbur kufirin e normales, është kthyer një i çmendur nën efektin e kokainës që nuk ka mjek që ti bëjë recetën e ilaçeve. Një njeri i cili ka frikërat e mëdha të vetes së tij të cilat mundohet ti mbulojë me anë të përdorimit të drogës dhe më pas kthehet në një reaksion kimik të pallogaritshëm.

Aksioni i ri politik, ju keni paralajmëruar znj.Kryemadhi që do të jetë një start i fortë nga shtatori e në vazhdim sidomos kur nis dhe sesioni i ri parlamentar. Çfarë presim të ndodhë?

Është shumë e thjeshtë. 3 shtator hapet me kalendarin ku ne pikën e parë kemi ligjin për Teatrin. Pra ky parlament e nis sesionin e tij me grabitjen e pronës. E tha sot z.Basha, e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi deri në fund. Ti bëjnë llogaritë mirë me rifutjen e ligjit për Teatrin në Parlamentin shqiptar. Rifutja e ligjit për Teatrin në Parlamentin Shqiptar nuk është më test provash, as nervash, as për opozitën as për mazhorancën. Është një gjë që nuk ka më ndalesë. Shqiptarët me në krye aktorë, gazetarë, qytetarë, politikanë nuk ndalen sepse Teatri është hapi i parë I grabitjes së pronës së shqiptarëve. Pastaj do të fillojnë të grabiten Muzeu Kombëtar, Pallati I Kulturës, statuja e Skënderbeut, Sheshi Skënderbej, shkolla, spitale e me rradhë. Keni dëgjuar sesi janë dhënë shkolla, qendra shëndetësore me qera. Keni degjuar se si janë dhënë me koncension laboratorët dhe sot shqiptarët thonë shkoni bëni check up falas por në fakt i detyrojnë të shkojnë nëpër laboratore private duke paguar me qindra mijëra lekë përsa i përket analizave. Por kanë qenë brenda buxhetit të shtetit për të parashikuar analizat e tyre falas dhe vizitat mjekësore. Pra, këtu ligji përt teatrin është grabitje dhe nuk ka më. Ligji për teatrin i ka mbyllur të gjitha llojet e dikutimeve dhe nuk ngelet më gjë tjetër vetëm reagimi njerëzor qytetar.

 

 I cili ka munguar. Përse po përgatiteshit për mënyrën si do reagonit?

Iu dha një shans rilindjes. Iu dha një shans me kthimin mbrapsh nga Presidenti të ligjit për Teatrin. Iu dha një shans për të reflektuar në mënyrë që reflektimi të nisë brenda procesit dhe sa Rilindja ka nevojë për të reflektuar sepse ka problemet e tyre. Kemi gjashtë muaj që kemi dëgjuar që do ndërrojë qeverinë në shtator. Nuk ka për të ndërruar as qeveri, asgjë. Vazhdon i shtyn i mban me gajret të tjetër që të mos I largohen njerëzit. Ndërkohë skandal pas skandalesh ndodhin. Dhe sot çfarë kemi? Sot kemi një Shqipëri të zbrazur, që për hir të së vërtetës ne jemi 3 milionë banorë, por po të hymë të bëjmë një përllogaritje nuk kemi 3 milionë banorë, janë më pak se 1 milionë shqiptarë që janë sot në Shqipëri dhe gjithë pjesa tjetër është e larguar dhe që nuk do të kthehet më pas. Themi dhe dalim e deklarojmë një jetë fantastike po themi kulturore dhe artistike, porn ë të ëvrtetë nuk kemi gjë tjetër, një varfëri jo vetëm shpirtërore por një varfëri intelektuale të gjithë spektrit që na ofrohet nga qeverisja. Sepse kemi një Kryeministër i cili është në kuadrin e panikut, diku këtu afër jush seç ka një poçeri që bën poçe, kalon atë kohën e vet. Ka një poçeri këtu të vetën, private që bën poçe dhe kalon kohë. Në vend që të zgjidhë hallet e shqiptarëve, bën poçe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.