E zhytur në borxhe, i falimentojnë bizneset aktores…

0

Aktorja e njohur e serialeve turke Nurgul Yesilcay është një nga më të dashurat për publikun shqiptar. Megjithatë, së fundmi po përballet me një problem financiar, e si pasojë i është dashur të mbyllë edhe një prej bizneseve që menaxhon bashkë me motrat.Një nga dyqanet e saj të nusërisë në Izmir është sekuestruar, për shkak të borxhit prej 10 mijë funtesh në një kompani që prodhonte veshjet e dasmë. Lajmi është konfirmuar për mediat vendase edhe nga vetë aktorja.

Ndërkohë, mësohet se bukuroshja pritet të rikthehet sërish në sheshin e xhirimit me një serial të ri turk.Nurgul Yesilcay u bë e njohur në Shqipëri me rolin e‘Gylseren’ në serialin “Fate të Kryqëzuara”.

Lini nje pergjigje