Ende flitet për dasmën e Sarës dhe Ledionit edhe pse detajet janë të pakta. Momentet më të bukura janë mbajtur në privatësi të plotë dhe çdo publikim i tyre përbën lajm.
Lori Hoxha ka postuar një foto në Instagram ku duket që po jep dorën e fundit para dasmës. Lori ka marrë fashionistën e njohur amerikane Alex Brown, për t’u kujdesur për look-un e saj, e cila njihet për kurimin e imazhit të modeleve më të njohura të pasarelave.
Lori nuk ka publikuar shumë nga fustani, megjithatë duket e mahnitshme. Dje ishte Sara ajo që postoi një foto nga dasma dhe sot Lori. Mesa duket familja Hoxha sapo hapi albumin, ndaj presim fotot të tjera.