Basha i vendosur: Opozita do të dalë e bashkuar, nuk do ketë pakt politik, synimi është…

0
164

Kreu demokrat Lulzim Basha tha prerazi sot se nuk do të ketë një pakt apo bashkëqeverisje me Partinë Socialiste.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha ka shuar zërat që flisnin për një marrëveshje në shtator mes PD-së dhe PS-së për reformën zgjedhore.

“Nuk do ketë pakt politik-Rama-Basha. Nuk do ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi im dhe i PD është ti japim fund qeverisjes së lidhur me krimin”, theksoi kreu i PD.

Lidhur me deklaratat e bëra nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Basha konfirmoi se opozita do të dalë e bashkuar në zgjedhjet lokale.

‘Opozita do të dalë e bashkuar, do të përballemi të bashkuar me të gjitha sfidat. Ne po kërkojmë që ky bashkim të jetë sa më i madh.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here